Site icon Telegrafi

Anulohet gjykimi për rastin “Fortesa 2”, seanca e radhës më 5 prill

Gjykimi për rastin e PSP-së “Fortesa 2” në të cilën i akuzuari i parë është ish-shefi i Drejtorisë së Pestë në DSK, Goran Grujovski, si dhe gjashtë të punësuar tjerë në DSK, është anuluar për më 5 prill.

Gjykatësja Elena Ilievska Josifoviq e anuloi seancën e sotme për shkak të mos dorëzimit të aktgjykimit të Gjykatës së Lartë të Greqisë nga Ministria e Drejtësisë e Maqedonisë.

Të akuzuarit në këtë lëndë dyshohen për falsifikim të dokumenteve zyrtare dhe shkatërrim të tyre në lidhje me përgjimet e paligjshme.

Dokumentet kanë të bëjnë me dy sistemet për përgjimet e paligjshme, të cilat sipas PSP-së, janë shkatërruar gjatë vitit 2014.

Grujovski së bashku me Nikolla Boshkovskit, i cili është i akuzuar nga PSP-ja në lëndë tjera, ndodhen në paraburgim në Greqi./Telegrafi/

Exit mobile version