Gjykimi për rastin “Fortesa 2” të Prokurorisë Speciale, është anuluar për shkak të ndryshimit të gjykatëses. Gjykatësja që udhëhiqte këtë lëndë, Gordana Spirevska javën e kaluar u zgjodh anëtare e Këshillit Gjyqësor.
Në rastin “Fortesa 2” i akuzuari i parë është ish-shefi i Drejtorisë së Pestë në DSK Goran Grujevski, dhe gjashtë të punësuar tjerë të DSK, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ata dyshohen nga PSP-ja për falsifikim të dokumenteve zyrtare dhe shkatërrim të tyre në lidhje me përgjimet e paligjshme.
Dokumentet lidhen me dy sistemet përmes të cilave është kryer përgjimi joligjor, të cilat sipas PSP-së, janë shkatërruar gjatë vitit 2014./Telegrafi/