Seanca e sotme për ngjarjet e 27 prillit të vitit të kaluar në Kuvendin e Maqedonisë është anuluar, për shkak se prokurorja Vilma Ruskoska është zgjedhur shefe e Departamentit kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Ruskoska sot ka dhënë betimin për pozitën e saj të re, ndërsa seanca për ngjarjet e 27 prillit është caktuar për ditën e nesërme, njofton Telegrafi Maqedoni.
Në seancat paraprake për ngjarjet e 27 prillit, si dëshmi janë prezantuar SMS porositë që të akuzuarit i kanë dërguar në natën e përgjakshme.
Në seancën e fundit u lexuan SMS porositë nga celulari i dëshmitarit Sashko Kocevski, i cili ka qenë i angazhuar për votimin elektronik në Kuvend, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Të pranishëm ishin 32 të akuzuarit, përveç Sasho Markovski, për të cilin për shkak të gjendjes së tij shëndetësore është ndarë procedura.
Procesin e gjykimit e udhëheq Dobrilla Kacarska, ndërsa përfaqësuese të aktakuzës janë Vilma Ruskovska dhe Ivana Trajçevska.
Për ngjarjet e 27 prillit të akuzuar janë 33 persona, mesin e të cilëve edhe deputetë dhe të punësuar në Ministrinë e Punëve të Brendshme./Telegrafi/