Site icon Telegrafi

Anulohet gjykimi për ngjarjet e 27 prillit, prokurorja Ruskovska nuk paraqitet në seancë

Gjykimi për ngjarjet e 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë është anuluar, për shkak prokurores Vilma Ruskovksa, e cila ka pasur një rast vdekje dhe nuk është paraqitur në seancën e sotme.

Në seancën e sotme është dashur të vazhdojë publikimi i komunikimeve, të cilat të akuzuarit i kanë realizuar përmes SMS, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në seancat e fundit janë prezantuar SMS porositë nga celularët e disa personave të akuzuar, mesin e të cilëve edhe të ish-kryetarit Trajko Veljanoski.

Në gjykatë kanë qenë të pranishëm të gjithë 33 të akuzuarit, përveç Sasho Markovksit për të cilin për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore është ndarë procedura.

Procesin gjyqësor e udhëheq gjykatësja Dobrilla Kacarska, ndërsa aktakuzën e përfaqëson Vilma Ruskovska dhe Ivana Trajçevska.

Për ngjarjet e 27 prillit të akuzuar janë 33 persona, prej të cilëve 31 për veprën “terrorizëm” dhe dy të tjerë për veprën “nxitje”./Telegrafi/

Exit mobile version