Më 15 maj do të vazhdojë gjykimi për lëndën “T.N.T”, të Prokurorisë Speciale Publike për rrënimin e kompleksit “Kosmos”.
Gjyqtari Osman Shabani e anuloi seancën e sotme për shkak të mungesës së gjyqtarit Ognen Stavrev i cili është në vizitë zyrtare, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Për lëndën “T.N.T” akuzohet ish kryeministri Nikolla Gruevski, ish ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski si dhe ish kryetari i komunës së Gazi Babës, Toni Trajkovski.
Sipas aktakuzës të PSP-së, të akuzuarit në vitin 2011 kanë kryer vepër penale për arsye të urrejtjes politike me rrënimin e kompleksit “Kosmos” të Fijat Canoskit./Telegrafi/