Me të mësuar se është anuluar fluturimi nga Japonia për në Shangai të Kinës, disa udhëtarë janë nervozuar së tepërmi dhe sulmuan policët e aeroportit.
Këta të fundit, kishin provuar t’i ndalonin që të mos thyejnë zyrat e kompania ajrore, që nuk kishte njoftuar për mos realizimin e udhëtimit, transmeton Telegrafi.
“Sikur policët të kenë faj, u sulmuan pa nevojë prej pasagjerëve të mllefosur”, është përshkruar videoja që po qarkullon në internet.
Grupi prej 175 personave që blenë biletat, po kërkojnë të dëmshpërblehen sepse nuk mundën të shkojnë në qytetin kinez, megjithëse morën ditë pushimi në punë dhe rezervuan hotelet. /Telegrafi/
https://youtu.be/i_9nHSQypTM