Drejtuesit e Airbus-319 janë frikësuar të nisen, ngase bletët mund të shkaktojnë probleme gjatë fluturimit, apo edhe të futen brenda tek udhëtarët, transmeton Telegrafi.
Në vendin e ngjarjes kanë shkuar një ekip i Forcave të Rendit, që i kanë tymosur bletët dhe i kanë futur në disa koshere, për t’i larguar nga krahu i aeroplanit.
Ndërkohë, në aeroport kanë shkuar dy autoambulanca, nga frika se bletët mund të sulmojnë njerëzit, por, nuk është shkaktuar ndonjë thumbim. /Telegrafi/