Festivali “Hardh Fest” këtë vit ishte paraparë të transmetohej online për shkak të pandemisë së coronavirusit.
Ky edicion, i cili do mbahej nën sloganin “Shnosh si Kokrra”, u anulua marrë parasysh situatën e krijuar në vend.
Lajmin e ka bërë të ditur vet faqja zyrtare e “Hardh Fest” përmes një postimi të ndarë në Facebook.
Ky është postimi i plotë i tyre (pa ndërhyrje):
“Anulohet Hardh Fest 2020 “Online Edition”!
Per shkak te situates ne te cilen gjendemi, kemi marr njoftim nga Policia e Kosoves se nuk lejohen te mbahen tubime publike sipas Vendimit te Qeverise se Kosoves Nr. 01/17 e dt. 28.07.2020 sipas pikave 6,7 dhe 8.
Andaj ne si OJQ “ Hardh Fest” jemi te obliguar te anulojme te gjitha aktivitetet e parapara ne Hardh Fest 2020 “Online Edition”.
Falenderojm Ministrine e Kultures, Rinise dhe Sportit, Komunen Rahovec dhe Ministrine e Bujqesise per gatishmerine e perkrahjes se Festivalit
Shihemi 2021 “Shnosh si kokrra”. /Telegrafi/