Site icon Telegrafi

Anulohet edhe një herë seanca për rastin ”Sopot”

Mbi 70 seanca të anuluara dhe assesi zbardhje e drejtësisë. Rasti Sopoti vazhdon të zvarritet dyerve të gjykatës themelore Shkupi 1 pasi lënda është kthyer në rigjykim. Rasti Sopoti ka ndodhur 14 vite më parë por dhimbja e atyre që kanë vuajtur më shumë se nga 7 vite burg dhe që ende janë në arrati, nuk shuhet assesi.

Sulejman Sulejmani tashmë nuk mund të qëndrojë as në këmbë, por e ka patjetër të vijë çdo dy javë të lajmërohet në gjykatë dhe të paraqitet në çdo seancë gjyqësore e cila megjithatë anulohet, njofton Shenja

I tillë është edhe fati i Samet Limanit i cili kërkon drejtësi vetëm nga institucioni Prokurori Speciale pasi nuk i beson Prokurorisë së rregullt. Por Këshilli Prokurorëve assesi nuk pranon që tia kalojë kompetencat këtij institucioni të ri.

Në procesin gjyqësor “Sopoti”, 11 shqiptarë u dënuan me 156 vite burg. Aktakuza ishte për vendosjen e një mine në vitin 2003, në fshatin Sopot pas çka u vranë dy ushtarë polak të forcave të NATO-s dhe një shoqërues civil. 6 prej personave të dënuar kanë vuajtur mbi 7 vite në burg, ndërsa 5 prej të akuzuarve u dënuan në mungesë. /Telegrafi/

Exit mobile version