Telegrafi

Anulohet dueli Klitschko – Powetkin

“Pasi që zotëri Powetkin nuk u paraqit në konferencën për shtyp të hënën e kaluar, IBF na ka këshilluar që të kontaktojmë një boksier tjetër nga ranglista”, theksoi menaxheri i vëllezërve Klitschko, Bernd Boente.

Edhe pse Powetkin refuzoi duelin me Wladimir Klitschko, ky i fundit do të ketë për kundërshtar tmerrin e tij, nigerianin Samuel Peter, që në vitin 2005 e rrëzoi dy herë në ring ‘Dr. Çekanin e Hekurt’. /Telegrafi/