Sot, në kuadër të seancës së 84-të, Kuvendi ka hapur debat për kërkesën e Gjykatës Penale, për paraburgim të deputetit dhe ish-ministrit të Bujqësisë, Ljupço Dimovskit.
Pavel Bogoevski, kryetar i Komisionit për Çështje të rregullores dhe imunitetin e mandatarëve, e paraqiti vendimin e Komisionit kuvendar, e cila të shtunën pranoi kërkesën Gjykatës për paraburgim të Dimovskit dhe i propozoi Kuvendit që ta miratojë atë.
Ai tha se Kuvendi, në përputhje me procedurat që trajton, duhet t’u mundësojë gjykatave që të kryejnë mirë punën e tyre.
Ai i mohoi pretendimet e opozitës se Kuvendi po kryen persekutim politik.
“Ta lëmë që gjykata të vendos në përputhje me ligjet. Deri më tani nuk ka pasur raste që Kuvendi ta mbroj imunitetin e cilit do qoftë deputetë dhe ta pengoj gjykatën që ta thotë të vërtetën”, tha Bogoevski.
Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi e ka anuluar seancën dhe se ajo të caktohet një ditë tjetër. Shumë deputetë janë paraqitur për diskutim në lidhje me imunitetin e Dimovskit./Telegrafi/