Site icon Telegrafi

Anulohet ankandi i sotëm i letrave me vlerë në Shkup

Ministria e financave e Maqedonisë e ka anuluar ankandin mbajtjen e ankandit të sotëm të letrave shtetërore me vlerë, e parashikuar për sot, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga kjo ministri thonë se ankandi i sotëm është anuluar me qëllim uljen e borxhit të brendshëm neto, në bazë të letrave shtetërore me vlerë, me çka do të mbeten më shumë mjete likuidimi në ekonomi, për kreditimin e afarizmit.

Ky është ankandi i shtatë i parashikuar, por që nuk u mbajt. Në shtator janë planifikuar tetë ankande për kthim, ndërkaq sipas kalendarit, janë parashikuar edhe dy ankande të reja./Telegrafi/

Exit mobile version