Telegrafi

Anulohen të gjitha ndeshjet në Roland Garros

Te gjitha ndeshjet e programuara për të hënën në turneun e Roland-Garros janë anuluar për shkak të motit të keq me reshje, e para herë që prej 16 vjetësh, bën të ditur organizatorët.

Kjo është hera e dytë në histori që anulohen të gjitha ndeshjet e një dite.

“Për shkak të kushteve atmosferike që nuk u përmirësuan, të gjitha ndeshjet fatkeqësisht janë anuluar. Ato janë shtyrë për ditën e marte”, bëri të ditur zëdhënësi i Roland-Garros në orën 14.00.

Një gjë e tillë ka ndodhur në vitin 2000, kur të gjitha ndeshjet e një dite janë anuluar. Dhe ishte pikërisht 30 maj.

Në atë vit, braziliani Gustavo Kuerten fitoi për herë të dytë titullin për meshkuj, ndërsa francezja Mary Pierce fitoi turneun për femra