Site icon Telegrafi

Anulohen para porositë për Samsung Galxy Fold (Video)

Lansimin e Galaxy Fold, kompania Samsung e shtyu për më vonë, shkaku i raportimeve se nuk ishte diçka në rregull me këtë pajisje.

Ishte thënë se do të lansohet brenda disa javësh, ndërsa kanë kaluar shtatë javë e gjysmë dhe ky telefon i palosshëm, ende nuk e ka ndonjë datë zyrtare të lansimit, transmeton Telegrafi.

Situata është bërë edhe më rëndë, kur AT&T që është një ndër kompanitë më të mëdha telefonike në Shtete e Bashkuara, i ka anuluar para porositë për këtë pajisje.

Të gjithë ata që e kanë bërë para porosinë, kanë marrë njoftimin se është anuluar, ndërsa iu është thënë se mund ta porosisin sërish, sapo të jetë caktuar data e shitjes.

Samsung Galaxy Fold që kushton 1,980 dollarë, është telefoni i parë i palosshëm nga kjo kompani, që është i pajisur me teknologji shumë të lartë.

Mirëpo, po vazhdon të mos ndodhë për shkak se ka pasur probleme të konsiderueshme gjatë përdorimit. /Telegrafi/

Exit mobile version