Site icon Telegrafi

Anulohen fluturimet, pjesëtarët e stafeve të aeroplanëve detyrohen të flenë në dysheme (Foto)

Stafet shërbyese të katër aeroplanëve të Runair, u detyruan të flenë në dyshemetë e zyrave të administratës, në një aeroport të Spanjës.

Kompania ajrore nuk iu siguroi akomodim, pasi dështimit të udhëtimit për në Porto të Portugalisë, si pasojë e motit të keq, transmeton Telegrafi.

Madje, 24 anëtarëve të stafit nuk iu sigurua as ujë apo pije, ndërsa kaluan natën të shtrirë pa asnjë mbulesë.

Aeroplani që nuk e kreu fluturimin e paraparë

“Në dhomë ishin tetë karrige, shumë të papërshtatshme për të fjetur. Ishte natë e lodhshme dhe ndiheshim të fyer”, ka thënë një prej stjuardesave.

Ata e realizuan një fotografi në shenj proteste, ku shfaqen të shtrirë në dysheme me fytyra të mbuluara, para se të nesërmen të nisnin fluturimin e rregullt, të lodhur së tepërmi.

Më mirë nuk janë trajtuar as udhëtarët të cilëve iu anulua fluturimi, të cilën mbetën në terminal pa asnjë kujdes prej kompanisë. /Telegrafi/

Exit mobile version