Për shkak të mjegullës në fushëgropën e Shkupit, pjesa më e madhe e fluturimeve të parapara për sot pasdite në aeroportin “Leka i Madh” janë anuluar ose janë ridestinuar. Janë anuluar fluturimet nga Stambolli, Lubjana, Beogradi dhe Cyrihu si dhe nisjet dert Zagrebit, Barcelonës, Stambollit, Cyrihut, Vjenës, Bazelit, Lubjanës dhe Beogradit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Një pjesë e aterimeve të parapara kanë ridistenuar drejt aeroporteve në Ohër dhe Prishtinë, ndërsa një pjesë janë kthyer në destinacionet fillestare, tregojnë të dhënat e wen faqes së koncesionerti të aeroportit TAV Maqedoni./Telegrafi/