Tre fluturime që ishin në program nga aeroporti ndërkombëtar “Nënë Tereza” drejt Italisë këtë të diele janë anuluar.
Bëhet fjalë për avionë që duhet të uleshin në Milano, Rome dhe Bolonja.
Ndonëse kompania “Air Albania” nuk ka dhënë një shpjegim zyrtar në lidhje me shkakun e anulimit të fluturimeve, nga ana tjetër Autoriteti i Aviacionit Civil zyrtarisht thotë se anulimi i fluturimeve mund të ketë të bëjë me arsye operacionale.
Megjithatë ka dyshime të forta se kjo masë është marrë nga situate e Coronavirusit në Itali, sidomos pas dekretit të fundit që izoloi 16 milionë banorë në qendër dhe veri të vendit për një periudhë deri në 3 prill.