Telegrafi

Anulohen dhe shtyhen fluturimet në AP, shkak mjegulla

Mjegulla ka shkaktuar anulimin dhe shtyrjen e dy fluturimeve të ndryshme, sot, në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”.

Sipas faqes zyrtare të Aeroportit fluturimi i Turkish Airlines nga Stambolli, në orën 08:20, është i anuluar.

Po ashtu, një fluturim tjetër i kompanisë së njëjtë, nga lokacioni i njëjtë, që është dashur të bëhet në orën 11: 30, është shtyrë.

Koha.net ka tentuar të kontaktojë me zyrtarët e Aeroportit për të marrë më shumë informacion, por një gjë e tillë ka qenë e pamundur.

Gjatë ditëve të fundit mbi Prishtinë dhe Aeroportin e Prishtinës kanë zotëruar mjegulla të dendura. /Telegrafi/