Site icon Telegrafi

Anulohen bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë

Bisedimet në mes të Kosovës dhe Serbisë janë ndërprerë, e kjo për shkak të vrasjes së liderit të Iniciativës Qytetare serbe ‘Liri, demokraci, drejtësi’, Oliver Ivanoviq.

Kështu ka thënë drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën, Marko Gjuriq. E një gjë të tillë e ka konfirmuar për Telegrafin edhe shefi i negociatave me Serbinë, Avni Arifi.

“Për momentin bisedimet janë anuluar. Nuk e di a do të vazhdojnë nesër”, ka thënë Arifi. /Telegrafi/

Exit mobile version