Aviokompania “Air New Zealand” ka anuluar 17 fluturime nga qyteti Christchurch ku ndodhi sot masakra në dy xhamitë, me arsyetimin se e gjitha po bëhet për shkaqe sigurie dhe kontrolleve të rrepta të bagazheve të pasagjerëve, raporton AP.
“Air New Zealand” ka njoftuar se fluturimet me aeroplanë të vegjël që nuk kanë për destinacion linjat e largëta janë anuluar, derisa aeroplanët e mëdhenj do të vazhdojnë me fluturime, transmeton Telegrafi.
Të gjithë pasagjerët që udhëtojnë me aeroplanë të vegjël nga Christchurch apo aterrojnë aty, nuk do të kalojnë nëpër masa të rrepta të kontrolleve.
Ata gjithashtu kanë bërë të ditur se prioritet për aviokompaninë mbetet siguria e pasagjerëve dhe punonjësve të kësaj aviokompanie.
Kujtojmë se sot në Christchurch janë kryer sulme në dy xhami, ku katër sulmues kanë arritur të vrasin 49 persona brenda xhamive dhe dhjetëra tjerë të plagosin. /Telegrafi/