Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta sot në mëngjes do të bëjë publikisht me dije të gjithë argumentet shteruese kushtetuese, ligjore dhe logjike që çuan në marrjen e vendimit për shfuqizimin e dekretit për zgjedhje lokale të 30 qershor.
Sipas kreut të shtetit, ky veprim është kryer “me vetëdije të plotë se kushtet aktuale nuk mundësojnë zhvillimin e zgjedhjeve të vërteta, demokratike, përfaqësuese dhe gjithëpërfshirëse”.
Ky vendim nuk është mirëpritur nga kryeministri Edi Rama, i cili nga Berati u tregua këmbëngulës. Rama u shpreh se zgjedhjet në 30 qershor do të zhvillohen, sepse zgjedhjet nuk janë as të presidentit dhe as të partive politike.
Kurse, dje kandidati i Partisë Socialiste për bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj deklaroi se nuk ka asnjë dyshim që zgjedhjet vendore do mbahen në 30 qershor dhe qytetarët e Tiranës do të votojnë për vijimin e transformimit që ka pësuar kryeqyteti në këto 4 vite.