Gjatë kësaj periudhe dy javore të mbylljes së shkollave nga frika e Coronavirusit në Shqipëri, ministrja e Arsimit, Besa Shahini, iu bën thirrje të gjithë maturantëve të punojnë me librat e Maturës Shtetërore.
Përmes një shkrimi në Facebook, Shahini publikon lidhjet e të dy librave të maturës, matematikës dhe gjuhës shqipe, ku maturantët mund të lexojnë, pasi sipas ministres, i ndihmojnë ata për t’u familjarizuar me natyrën e testeve.
Të hënën, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në mbledhjen urgjente të qeverisë pas shfaqjes së dy rasteve me Coronavirus në vend, ka kërkuar që të mbyllen të gjitha institucionet arsimore për dy javë dhe fluturimeve ajrore drejt Italisë deri më 3 prill 2020.
Shkrimi i plotë i Shahinit
Gjatë periudhës së ndërprerjes së procesit mësimor, punoni me librat e Maturës Shtetërore, që janë përmbledhje e testeve dhe skemave të vlerësimit për gjuhën e huaj, matematikën dhe lëndët me zgjedhje për vitet 2011-2019.
Këta libra ju vijnë në ndihmë për t’u familjarizuar me natyrën e testeve dhe të pyetjeve që përdoren në këto teste. /Telegrafi/