Lustrimi sërish aktual dhe arsye për grindjet ndërpartiake, por këtë herë në drejtim të tentimeve për anulimin e tij, pasi Propozim-ligji për anulimin e këtij procesi hyri në procedurë kuvendare. Propozim-ligji dje ishte në rend dite të Komisionit kuvendor për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive, por për shkak të mos pasjes së kuorumit dhe mos pranisë së deputetëve të BDI-së, të Partisë Demokratike të Turqve (PDT) dhe të OBRM-PDUKM-së opozitare seanca është shtyrë.
Deputetët e OBRM-PDUKM-së me kundërshtim të hapur kundër anulimit të lustrimit, proces me të cilin viti 2008 dhe 2015 me dy ligje u përfshinë disa qindra njerëz, nga të cilët një pjesë e njohur e personave publikë – kritikë të qeverisjes së pushtetit të atëhershëm të OBRM-PDUKM-së.
Gjatë punës gjashtëvjeçare të Komisionit për lustrim për informatorët u shpallën rreth 200 persona, ndërsa tërë procesi u përcoll me polemika. Për mënyrën e udhëheqjes së procedurave, vërejtje ka pasur edhe nga një pjesë e bashkësisë ndërkombëtare.
Deputeti i OBRM-PDUKM-së, Ilija Dimovski dje tha se grupi i deputetëve të kësaj partie opozitare kurdo që të jetë do të merr pjesë në të, por se seriozisht do t’i kundërvihet tentimit të LSDM-së për sjelljen e ligjit për anulimin e lustrimit.
“Pyetja jonë është se kush janë viktimat? Ata që mundësuan persona të caktuar të jenë të likuiduar politikisht dhe fizikisht ose ata të cilët janë likuiduar politikisht dhe fizikisht. Maqedonia duhet të vendos nëse do të shkojë rrugës së eurointegrimeve, nëse do të ndërtojë sistem demokratik sipas shembullit të të gjitha vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore ose ende do të jetojë në kohën kur me porosi politike janë zhvilluar procese gjyqësore. Ne i kuptojmë socialdemokratët, ata edhe sot e bëjnë të njëjtën me porosi politike. Ministra kanë bërë lista se cilët persona ose kundërshtarë politik duhet të përgjigjen para PSP-së dhe para gjyqësisë, ministra nga LSDM edhe sot i koordinojnë procedurat gjyqësore. Prandaj ata nuk kuptojnë se çka bëjnë dhe me këtë ligj për anulimin e lustrimit”, ka thënë Dimovski.
Ai ka thënë se në seancën e sotme të Komisionit për Sistem Politik nuk ka marrë pjesë ministër ose zëvendësministër nga Ministria e Drejtësisë, duke shtuar se përveç LSDM-së si “trashëgimtare e regjimit të kaluar” askush nuk dëshiron të jep përkrahje të këtij sipas tij, ligj retrograd.
Deputetët e OBRM-PDUKM-së dje kërkuan që në seancë të marrë pjesë ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska, ndërsa ajo megjithatë në një deklaratë për AIM kërkoi që OBRM-PDUKM-ja të ndalojë të kërkojë baza shtesë për obstruksion.
“Detyrimet procedurale janë plotësuar dhe Komisioni duhet të vazhdojë me punë, ndërsa OBRM-PDUKM të ndalojë të kërkojë baza shtesë për obstruksion”, thotë Deskoska.
Kryetari i Komisionit, Aleksandar Kiracovski në pres konferencën në Kuvend ka deklaruar se “ndaj obstruksionit të ligjit” të OBRM-PDUKM-së opozitare janë përfshirë edhe deputetët e BDI-së dhe PDT-së.
“Me keqardhje patjetër të konstatoj se krahas deputetëve të opozitës, ose nga OBRM-PDUKM ndaj obstruksioneve për punën e Komisionit për Sistem Politik në seancën e caktuar për anulimin e lustrimit janë përfshirë edhe dy parti, ose PDT dhe BDI për të cilët shpresoj se kanë argumente serioze që do t’i shpërndajnë për opinionin më të gjerë”, ka thënë Kiracovski.
Korrigjimi i padrejtësisë historike që u bëhet shoqërive të shquara është detyrë e jonë e përbashkët e cila patjetër të realizohet pasi e drejta dhe drejtësia janë parimet themelore edhe të demokracisë dhe jetesës njerëzore. Procesi i lustrimit të realizua në mënyrë të padrejtë patjetër vazhdojë, ka thënë Kiracovski.
Ndërsa kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi ka thënë se “nuk ka problem” me ligjin për anulim të lustrimit. Bllokadat që po ndodhin në Kuvend për shkak të disa vendimeve të caktuara ligjore, si ky për anulim të lustrimit, sipas kryeparlamentarit janë për shkak të qartësisë së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare dhe se e tërë kjo është në kuadër të fushatës.
“As nuk e kam parë pjesën materiale, e as që është kompetencë e imja ta shoh pjesën materiale. Ajo është punë e Kuvendit, çka të vendosë Kuvendi, ai është edhe vendim i imi. Unë si deputet e kam mbështetur ligjin për lustrim, nuk kam pasur problem me atë ligj, e as që kam problem me ligjin e ri. Në atë kontekst, nuk do të duhej koment i veçantë”, tha sot Xhaferi.
Për mundësinë që ligji për anulim të lustrimit të shkaktojë edhe një bllokadë në Kuvend dhe prë atë se si do të përballet me atë, ai thotë se plani i tij është që Kuvendi të vetëshpërndahet më 12 shkurt, e deri atëherë është zgjedhje e vetë deputetëve dhe grupeve të deputetëve se si dhe çka do të bëjnë.
Qeveria në fund të dhjetorit të vitit të kaluar e konfirmoi tekstin e Propozim ligjit për shpalljen e pavlefshmërisë dhe anulimin e akteve juridike, veprimeve, masave dhe pasojave juridike nga procedurat për lustrim.
Me vendimin e ri të propozuar, inkuadrohet drejt largimit të pasojave të dëmshme për personat të cilët ishin viktimë e këtyre procedurave para Komisionit për verifikimin e fakteve, para gjykatave kompetente dhe para organeve tjera dhe në pajtim me Propozim ligjin, për personat e dëmtuar nga akteve dhe veprimet e theksuara, parashihet kompensim të dëmit.
Me këtë Propozim ligj rrumbullaksohet korniza juridike si qëllim strategjik të reformës në gjyqësi lidhur me sigurimin e pavarësisë dhe paanshmërinë dhe veprohet ndaj realizimit të drejtimit strategjik për vendosjen e kornizës ligjore për anulim të masave dhe pasojave juridike nga procesi i lustrimit.