Telegrafi

Antony pasi kompletoi transferimin te United: Është moment i pabesueshëm që do të luaj me një klub kaq të madh

Manchester United ka prezantuar sot blerjen më të madhe të këtij afati kalimtar veror, brazilianin Antony.

Në fakt është blerja më e shtrenjtë e Djajve të Kuq, pasi më e madhja konsiderohet afrimi i Casemiros nga Real Madridi.

Sulmuesi brazilian i kushtoi Djajve të Kuq plot 95 milionë euro nga Ajaxi, derisa ai ka nënshkruar kontratë pesë vjeçare me gjigantin anglez.

Pas prezantimit si futbollist i ri i United, Antony është shprehur shumë i lumtur që do të luaj në Old Traford.

“Ky është një moment i pabesueshëm në karrierën time. Është e pabesueshme që bashkohem me një klub kaq të madh dhe me kaq shumë histori”.

“Të luaja me Erik ten Hag më ndihmoi të zhvillohesha shumë”, vazhdoi tutje Antony.

“Nuk mund të presë derisa të bashkohem me shokët e rinj të skuadrës dhe të jem pjesë e suksesit të Manchester United”, u shpreh sulmuesi anësor brazilian. /Telegrafi/