Manchester United ka prezantuar sot blerjen më të madhe të këtij afati kalimtar veror, brazilianin Antony.
Në fakt është blerja më e shtrenjtë e Djajve të Kuq, pasi më e madhja konsiderohet afrimi i Casemiros nga Real Madridi.
Sulmuesi brazilian i kushtoi Djajve të Kuq plot 95 milionë euro nga Ajaxi, derisa ai ka nënshkruar kontratë pesë vjeçare me gjigantin anglez.
🇧🇷 A N T O N Y 🇧🇷 #MUFC pic.twitter.com/HJg34P6515
— Manchester United (@ManUtd) September 1, 2022
Pas prezantimit si futbollist i ri i United, Antony është shprehur shumë i lumtur që do të luaj në Old Traford.
“Ky është një moment i pabesueshëm në karrierën time. Është e pabesueshme që bashkohem me një klub kaq të madh dhe me kaq shumë histori”.
🇳🇱 ➡️ 🏴@Antony00 is READY! 👊#MUFC pic.twitter.com/df6IGY7gVC
— Manchester United (@ManUtd) September 1, 2022
“Të luaja me Erik ten Hag më ndihmoi të zhvillohesha shumë”, vazhdoi tutje Antony.
“Nuk mund të presë derisa të bashkohem me shokët e rinj të skuadrës dhe të jem pjesë e suksesit të Manchester United”, u shpreh sulmuesi anësor brazilian. /Telegrafi/
💬 Speaking of @LisandrMartinez…@Antony00 opens up on his friendship with our no.6 and his competitive playing style ⬇#MUFC
— Manchester United (@ManUtd) September 1, 2022