Antony Blinken ka reaguar ndaj njoftimit se Joe Biden do ta nominojë atë për të shërbyer si Sekretar i ardhshëm i Shtetit.
Blinken, një ish-zëvendës sekretar i shtetit, ka falënderuar të gjithë për urimet që i kanë shpreh gjatë kohës së fundit, transmeton Telegrafi.
The messages from friends and colleagues that I’ve received over the past 15 hours have been humbling.
Honored to announce, officially, that I have been nominated to serve as Secretary of State. If confirmed, this is a mission I will take on with my full heart.
— Antony Blinken (@ABlinken) November 23, 2020
“Mesazhet nga miqtë dhe kolegët që kam marrë gjatë 15 orëve të fundit më kanë nderuar”, pohoi fillimisht 58-vjeçari.
“Jam i nderuar të njoftojë zyrtarisht se jam emëruar për të shërbyer si Sekretar i Shtetit. Nëse konfirmohet, ky është një mision që do ta marr me gjithë zemër”, ka shkruar ai në llogarinë personale në Twitter.
Blinken shërbeu në një numër rolesh të larta nën administratën e Barack Obamës, përfshirë punën si këshilltar i sigurimit kombëtar të Joe Biden gjatë mandatit të parë të Obamës.
Ndryshe, zëvendëspresidenti i atëhershëm Joe Biden bashkë me atëkohë, Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare, Antony Blinken kishte vizituar Kosovën më 22 maj të vitit 2009.
Ai gjithashtu kishte uruar Majlinda Kelmendin me rastin e fitimit të Medaljes Olimpike në Rio të Brazilit në vitin 2016. /Telegrafi/