Telegrafi

Antony Blinken e veshi djalin e tij për Halloween si presidenti ukrainas Zelensky

Sekretari i shtetit amerikan Antony Blinken e veshi djalin e tij 4-vjeçar si presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky festën e Halloween-it gjatë një eventi në Shtëpinë e Bardhë me presidentin amerikan Joe Biden.

Blinken kishte veshur djalin e tij me një bluzë dhe pantallona ngjyrë jeshile më të errët, një veshje me të cilën e kemi parë Zelenskyn shumë shpesh në paraqitjet e tyre gjatë adresimeve që ka bërë për luftën në Ukrainë, transmeton Telegrafi.

Diplomati amerikan shoqërohej nga gruaja e tij, sekretari i kabinetit të Shtëpisë së Bardhë së Biden, Evan Ryan, dhe nga vajza e tyre 3-vjeçare, e cila ishte e veshur me ngjyrat e flamurit të Ukrainës, blu dhe verdhë.

Në këtë event ishte edhe vetë presidenti Biden edhe gruaja e tij, Zonja e Parë, Jill Biden. /Telegrafi/