Telegrafi

Antonio Conte i ka kërkuar Tottenhamin transferimin e dy mbrojtësve, klubi ka ndarë 120 milionë euro

Mediat angleze shkruajnë se Antonio Conte ka zgjedhur dy mbrojtës si objektivat kryesorë për afatin e janarit.

Bëhet fjalë për kroatin Josko Gvardiol që luan te RB Leipzig dhe mbrojtësi spanjoll Pedro Porro që luan te Sporting Lisbona.

Tottenham ka ndarë 120 milionë euro për dyshen e përmendur.

Sipas Transfermarkt, Porro vlen 25 milionë euro, ndërsa çmimi i Gvardiol është rritur në 75 milionë euro pas paraqitjes së tij të bujshme në Botëror, duke e bërë atë aktualisht mbrojtësin më të shtrenjtë në botë.

Klubet më të mëdha dhe më të pasura botërore do të donin ta shihnin Gvardiolin në skuadrat e tyre pas Kupës së Botës në Katar.

Real Madrid, Man City, Man United dhe Chelsea po ashtu interesohen për kroatin./Telegrafi/