Site icon Telegrafi

Antonovski tërhiqet tërësisht nga Bordi drejtues i KEMM-it

Bordi drejtues i Këshillit për Etikë të Mediumeve në Maqedoni (KEMM) në seancën e djeshme ka konstatuar njoftimin nga Dragan Antonovski për dorëheqje dhe largim nga të gjitha funksionet-kryetar dhe anëtar i Bordit drejtues të Këshillit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në përputhje me nenin 19 nga Statusi i Këshillit për Etikë të Mediumeve, Bordi Drejtues vendosi që funksionin-kryetar deri në përfundimin e mandatit të BD do ta kryejë Katerina Sinadinovska, anëtare e deritanishme e këtij trupi.

Dragan Antonovski është tërhequr nga BD i KEMM pas emërimit të tij për funksion-drejtor i përgjithshëm i Agjencia Informative e Maqedonisë (AIM).

”Si pjesë e themelimit të KEMM, do të vazhdojë fuqishëm të mbështesë punën e KEMM-it, si trup për vetërregullim në media dhe personalisht do të angazhohem që AIM të jetë në shërbim që do të njoftojë në mënyrë etike, profesionale dhe poashtu në interes të opinionit”, kumton Antonovski në njoftimin e tij. /Telegrafi/

Exit mobile version