Site icon Telegrafi

Antonovski: Në zyrat AIM-it është kryer vjedhje e rëndë

Drejtori i Agjencisë Informative të Maqedonisë (AIM), Dragan Antonovski deklaroi se mbrëmë në mesnatë janë vjedhur kompjuterë dhe pajisje teknike nga hapësirat e Agjencisë dhe bëhet fjalë për një vjedhje të rëndë.

“Kjo duhet të trajtohet si vjedhje e rëndë. Janë vjedhur kompjuterë, llaptop dhe pajisje teknike. Vjedhja është kryer në mesnatë”, tha Antonovski.

Ai tha se është kryer ekspertizë dhe dëmi i shkaktuar material do të vërtetohet në vazhdim./Telegrafi/

Exit mobile version