Telegrafi

Antonio Giovinazzi, piloti i tretë i Ferrarit në sezonin e ri

Italiani Antonio Giovinazzi do të jetë piloti i tretë i Ferrarit në vitin 2017.

22-vjeçari do t’i mbështesë dy pilotët kryesorë, Sebastian Vettel dhe Kimi Raikkonen, por kjo nuk do të thotë se do të vozisë domosdo nëse ndonjëri prej tyre lëndohet.

Giovinazzi, nënkampion i GP2 në vitin 2016, do të nisë stërvitjet në janar dhe gjatë vitit do të bëjë disa gara në formë ushtrimesh.

“E kemi marrë, sepse është pilot i shkëlqyer. Jam i kënaqur, po ashtu, sepse është italian”, ka thënë presidenti i Ferrarit, Sergio Marchionne.

Ferrari do ta provojë bolidin e ri në Fiorano më 24 shkurt, tri ditë para fillimit të provave parasezonale në Barcelonë. /Telegrafi/