Antonio Conte te Real Madridit nuk është më vetëm fjalë dhe fantazi.
Katër muaj pasi italiani e refuzoi Florentino Perezin i cili e kontaktoi për ta zëvendësuar Zinedine Zidanen në stolin e Los Blancos, bisedat janë rihapur sërish.
Tashmë që Conte ka mbetur i papunë ka shumë mundësi që Perez t’i ofrojë sërish stolin e Realit.
Gjasat janë që italiani të pranojë pa u menduar dy herë.
Conte e kishte refuzuar Real Madridin, pasi ishte nën kontratë me Chelsean dhe vazhdon të paguhet ende nga Blutë e Londrës.
Real Madridi për ta marr Conten më parë duhet të shkarkojë nga detyra trajnerin Julen Lopeteguin.
Duket se Perez i ka dhënë dhe një shans Lopeteguit pikërisht në El Clasico me 28 tetor ndaj Barcelonës.
Këtë ndeshje ish-trajneri i Spanjës duhet ta fitojë me çdo kusht për ta vazhduar karrierën e tij te klubi mbretëror. /Telegrafi/