Santiago Solari e ka filluar punën te Real Madridi, pas largimit të Julen Lopeteguit, por klubi e ka konfirmuar si trajner të përkohshëm.
Një emër që mbetet në listë është Antonio Conte, madje sipas medieve spanjolle vazhdon të mbetet opsion i nxehtë dhe i vetmi.
Solarit do t’i ketë katër ndeshje në dispozicion para pushimit ndërkombëtar (Melilla, Valladolid, Viktoria Plzen dhe Celta) dhe rezultatet mund të tregojnë se a është i duhur për të vazhduar.
Natyrisht, nënshkrimi me Contem mbetet ende i komplikuar.
Ka disa pengesa për ta parë atë në stolin e klubit mbretëror. Problemi i parë është kontrata. Trajneri i lindur në Lecce ka ngritur një padi për Chelsean me vlerë 10 milionë euro.
Nënshkrimi i tij për Madridin mund ta rrëzojë këtë kërkesë.
Kështu që ai kërkon rreth 10 milionë neto për sezon, por Madrid është i gatshëm t’i paguajë ‘vetëm’ tetë milionë euro.
Problemi tjetër është në dhomën e veshjes të Real Madridit.
Sergio Ramos thuhet se ka qenë njëri nga emrat që ka dal kundër emërimit të trajnerit. /Telegrafi/