Sipas Antionio Contes ndeshja më e rëndësishme e sezonit është ajo me Parmën, duke thënë se ende nuk mendojnë për Atalantan.
Interi do të takohet sonte me Parman në “Ennio Tardini” në një ndeshje shumë të vlefshme për neroazurrët që mund ta rritin epërsinë ndaj Milanit dhe Juventusit.
Conte për këtë ndeshje mund të pushojë ndonjërin mes Alessandro Bastonit, Nico Barellas, Marcelo Brozovic dhe Romelu Lukaku, që iu duhet vetëm edhe nga një karton i verdhë për skualifikimi.
Duke parë formën e Parmas mund të mos rrezikohet ndonjëri nga këta emra.
Problemi është ndeshja e radhës: pasi Interi pret në shtëpi Atalantan, një skuadër që shpesh i bën problem zikaltërve. /Telegrafi/