Telegrafi

Antonio Conte po e ndërton Tottenhamin e tij, blihet për 30 milionë euro mesfushori Yves Bissouma

Yves Bissouma është lojtar i ri i Tottenham, pasi mesfushori nënshkroi kontratë deri në vitin 2026 me klubin nga Londra.

Tottenham e ka marr lojtari nga te Brighton, ku mesfushori 25-vjeçar nga Mali, kishte luajtur në katër vitet e fundit.

Pas Ivan Perisic dhe Fraser Forster (që erdhën si lojtarë të lirë nga Interi dhe Southampton), Yves Bishuma është arritja e tretë radhazi e Tottenhamit në verë për sezonin e ri.

Sipas mediave angleze, kostoja e marrëveshjes shkon në 29 milionë euro, por do të ketë edhe bonusem, ndërsa Antonio Conte, po vazhdon ta ndërtojë skuadrën e tij pasi sezonin e ardhshëm luan edhe në Ligën e Kampionëve.

Kujtohet se Brighton e kishte blerë Bissouman në vitin 2018 nga Lille dhe në katër vitet e fundit lojtari ka rritur ndjeshëm vlerën e tij. /Telegrafi/