Telegrafi

Antonio Conte i pakënaqur me Chelsean

Edhe pse Antonio Conte e shpalli Chelsea kampion të Ligës Premier që në vitin e parë nën drejtimin e tij këtë verë duket i pakënaqur me klubin e tij.

Strategu italian ka kritikuar klubin e tij ku, këta të fundit deri më tani nuk kanë blerë asnjë blerje të re për sezonin e ri.

Duke pare këtë sjellje të drejtueseve londinez, Conte kërkon përforcime të reja pasi Chelsea luan në Ligen e Kampionëve sezonin e ardhshëm.

Kjo nuk është hera e parë që Conte ka probleme me drejtuesit, kujtojmë këtu në verën e vitit 2014 pati probleme me drejtorin sportiv Marotta ku u largua pasi këta të fundit nuk ja plotësuan kërkesat e tij për përforcime të reja. /Telegrafi/