Antonio Conte i ka shpëtuar një suspendimi me mos drejtim të ekipit, por jo edhe të një dënimi me të holla.
Trajneri i skuadrës së Chelseat, Conte u fjalos ashpër me gjyqtarin kryesor të ndeshjes kundër Swansea, Neil Swarbrick.
Ky i fundit e kishte përjashtuar prej ndeshjes në fund të pjesës së parë të lojës, pasi protestoi kundër dhënies së një goditjeje të dënimit në dobi të Swanseas.
Conte i kërkoi falje Swarbrick dhe zyrtarit të katërt Lee Mason pas ndeshjes në Stamford Bridge më 29 nëntor.
Megjithatë, një panel disiplinor ka vendosur se incidenti nuk ishte i përmasave që italiani të dënohet me mos drejtim të ekipit, por u dënua vetëm me rreth 9200 euro.
“Menaxheri i Chelseat Antonio Conte është gjobitur me 9200 euro pasi pranoi se kishte gabuar dhe e pranoi se e meritoi dënimin me largim prej fushës kundër Swansea City më 29 nëntor”, shkruan në njoftimin e Federatës Angleze.
Kujtojmë se gjatë fundjavës Chelsea do të jetë mysafirë i skuadrës së West Ham Unitedit. /Telegrafi/