Telegrafi

Antonio Conte ka një plan të madh për Alexis Sanchezin – fillon kundër Sampdorias

Antonio Conte është duke përgatitur një plan se si të nxjerr më të mirën nga Alexis Sanchez në këto ndeshje të mbetura në Serie A.

Trajneri italian e mori në huazim kilianin nga Manchester United për një sezon, mirëpo një lëndim nuk e lejoi atë të tregonte formë të lartë.

Por, të dielën e kësaj jave, Conte mund të startojë me Sanchezin, në mënyrë që të kërkojë rikthimin e tij në formën më të lartë të mundshme.

Interi do të takohet me Sampdorian, derisa e ardhmja e ish-anëtarit të Arsenalit është ende në dilemë.

Nëse Sanchez arrin të tregojë formë të lartë në këto ndeshje të mbetura, atëherë Nerazzurët mund të tentojnë t’i ofrojnë kontratë njëvjeçare.

Interi dhe United janë në bisedime për të zgjatur huazimin e lojtarit edhe për dy muaj të tjerë, në mënyrë që t’i përfundojë të gjitha takimet e mbetura dhe më pas të vendoset nëse do marrin kartonin e tij përfundimisht. /Telegrafi/