Telegrafi

Antonio Conte i gatshëm të marrë drejtimin e ekipit të njohur italian

Ish-trajneri i Tottenham Hotspur dhe Interit, Antonio Conte, do të ishte i etur për një lëvizje te Napoli këtë verë, me këta të fundit gjithashtu të interesuar për italianin.

Aurelio De Laurentiis kohët e fundit pranoi se gjërat nuk janë në rregull mes tij dhe trajnerit aktual të Napolit, Rudi Garcia, por ai është i gatshëm t’i japë atij pak kohë dhe nuk do të reagojë ende.

Më herët gjatë ditës së sotme, ka pasur raportime se Conte mund të marrë ‘frenat’ e ekipit italian.

Lexo po ashtu De Laurentiis e thotë publikisht se po kalon kohë të keqe me Garcian derisa nënvlerëson një trajner

Napoli ishte i interesuar për të bashkëpunuar me Conten edhe më herët, pasi që ai ishte një kandidat potencial për tu ulur në stolin e Napolit pas largimit të Luciano Spallettit por që kjo lëvizje nuk u realizua.

Conte paraqet një skenar ëndrrash për De Laurentiis, të cilit gjithashtu i pëlqen edhe Igor Tudor me ish-trajnerin e Marseille që padyshim do të ishte i interesuar për të drejtuar një ekip siç është Napoli.

E njëjta gjë është edhe për Conte, i cili dëshiron t’i rikthehet profesionit sa më shpejt të jetë e mundur. Besohet gjithashtu se Conte ka shprehur gatishmërinë të ketë një takim me drejtuesit e Napolit për të kuptuar më shumë rreth projektit të Napolit dhe potencialisht për të rënë dakord në disa aspekte.

Lexo po ashtu Arsenali po projekton një shkëmbim të bujshëm me Napolin

Tani mbetet të shihet nëse do ketë diçka konkrete mes palëve, por Conte vazhdon të mbetet një objektiv konkret./Telegrafi/