Telegrafi

Antonini: Milani mund ta mposhtë Juven

“Do të jetë një ndeshje e bukur. Jemi një pikë para Juventusit dhe duhet të shkojmë atje me të njëjtin përqendrim që treguam kundër Genoas”.

“Duhet t’i sigurojmë tri pikët, sepse kemi edhe një ndeshje të pazhvilluar kundër Fiorentinas. Fitorja do të na mundësojë që të shmangemi më shumë nga Juve dhe të shkojmë në ndeshjen kundër Violas me qetësi”, ka thënë Antonini për faqen zyrtare të Rossonerëve. /Telegrafi/