Site icon Telegrafi

Antonina Shevchenko tregon lëndimet në fytyrë pas humbjes në UFC

Katlyn Chookagian dhe Antonina Shevchenko (Foto: Jeff Bottari/Zuffa LLC via Getty Images/Guliver)

Antonina Shevchenko ka publikuar fotografi në Instagram që tregojnë shenjat në fytyrë pas humbjes nga Katlyn Chookagian në duelin e UFC-së në Las Vegas.

35-vjeçarja humbi në kategorinë shumë të lehtë me vendim unanim të gjyqtarëve, pasi kishte humbur në secilin raund.

Edhe pse kishte pësuar lëndime në fytyrë, Shevchenko e ka publikuar një ‘selfie’ në rrjetet sociale për t’u treguar fansave të saj se është në gjendje të mirë shëndetësore.

Antonina është nënshtruar nga gjatë gjithë kohës në kuadër të meçit, ndërsa të gjithë gjyqtarët kishin vendosur 30-25 në favor të kundërshtares së saj.

“MMA është një sport i vështirë, mirëpo është fati im dhe do të kthehem më e fortë”, është përshkrimi që e ka zgjedhur për këtë fotografi. /Telegrafi/

(Foto: Jeff Bottari/Zuffa LLC via Getty Images/Guliver)
Exit mobile version