Site icon Telegrafi

Antonela Roccuzzo dhe Victoria Beckham mahnisin me dukjen në një shfaqje të modës

Nëse Lionel Messi është mbreti i ri i Miamit, gruaja e tij, Antonela Rocuzzo, është mbretëresha e qytetit amerikan.

Dhe, së bashku me argjentinasit, çifti i formuar nga David dhe Victoria Beckham plotëson ‘familjen mbretërore’ të Floridas, pasi anglezi është bashkëpronar i Inter Miami, klubi që ka fituesin e Kupës së Botës si ’10’ dhe kapiten.

Victoria dhe Antonela morën pjesë në prezantimin e koleksionit të ri Le Sud, një bashkëpunim mode i krijuar nga Isabel Rangel Grutman që bashkon markën e saj Rangel dhe La Sirene me markën braziliane Arezzo.

Të dy mahnitën publikun me pjesëmarrjen e tyre në sfilatën e mbajtur në restorantin Casadonna.

Në këtë event morën pjesë edhe modelja Winnie Harlow dhe Elena Galera, bashkëshortja e futbollistit spanjoll, Sergio Busquets.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Antonella Roccuzzo

Në rrjetet sociale, si Victoria ashtu edhe Antonela kanë publikuar disa momente të ngjarjes.

Foto: Instagram

Ndërkohë, ish-këngëtarja e “Spice Girls” ka postuar një moment të shkurtër të mbrëmjes së paharrueshme që ka shijuar me David Beckham, djalin e saj Brooklyn Peltz-Beckham dhe nusen Nicola Peltz si dhe Antonela, Messi, Elena Galera dhe Sergio Busquets.

“Puthje nga Miami”, ka shkruar ajo në mbishkrim.

Nuk është hera e parë që Antonela Rocuzzo dhe Victoria Beckham tregojnë bukurinë e tyre së bashku në rrjetet sociale.

Foto: Instagram

Pas ardhjes së familjes Messi në Miami, çifti britanik u bënë “mikpritësit zyrtarë” të argjentinasve.

Kështu, zonjat e para tashmë kishin ndarë momente së bashku në qytetin e Floridas. /Telegrafi/

Exit mobile version