Anton Quni ka deklaruar se do të jetë kandidat për postin e kryetarit të LDK-së.
Quni e ka konfirmuar kandidaturën në T7, teksa ka thënë se do ta rikthejë votuesin e LDK-së.
“Jam kandidat për kryetar të LDK-së. Janë shumë arsye dhe faktorë pse kam vendosur t’i futem kësaj gare. Në zgjedhjet e fundit është shprehur mosbesim ndaj LDK-së. Ata që kanë dalë në Vetëvendosje brenda një kohe të shkurtër do t’i riktheja në shtëpinë e tyre”.
Kandidatura e tij për kryetar të LDK-së vjen pasi Isa Mustafa dha dorëheqje nga ky post pas rezultateve të dobëta në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Anton Quni është i vetmi që deri tani e ka bërë të ditur publikisht se do të jetë në garë për të parin e LDK-së.