Këngëtarja Edona Llalloshi është aktive në muzikë që nga vitet e para-luftës, e vazhdon edhe sot e kësaj dite të jetë mjaft e pëlqyer nga publiku.
Ndonëse ishte shumë e vështirë në atë kohë, këngëtarët shqiptarë në vitet e 90-ta prapëseprapë gjenin guximin, që të bënin këngë patriotike.
E tillë duket të ketë qenë kënga e saj “Djali i Kosovës”, që mesa duket ka qenë një frymëzim për ushtarët e UÇK-së në atë kohë.
Ka qenë veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Anton Quni, ai i cili ka bërë të ditur këtë fakt përmes disa fotografive të publikuara në rrjetin social Facebook, ka pozuar pranë këngëtares Llalloshi në Prizren.
“Me këngën “Djali i Kosovës” të Edona Llalloshit, e nisnin ditën luftëtarët e lirisë që po përgatiteshin për në front, ushtaret e UÇK’s në QSU Papaj, Tropoje. Detajet që na frymëzonin në ato kohëra, na bashkojnë fort me protagonistët. I nderuar dhe i lumtur që me Edonen dhe prindërit e saj, sot shijuam mbrëmjen në Prizrenin e bukur”, ka shkruar Anton Quni në Facebook.
Teksa kanë pozuar me njëri-tjetrin, dyshja në fjalë nuk kanë hezituar të bëjnë edhe simbolin e shqiponjës me duar, duke vënë kështu në pah ndjenjën e tyre të patriotizmit. /Telegrafi/