Telegrafi

Anton Quni, një deputet mes politikës dhe artit (Video)

Deputeti i LDK-së në parlamentin e Kosovës, Anton Quni, ka rrëfyer detaje të pa thëna nga jeta e tij.

Ai ishte pjesë e emisionit Lemza, ku edhe shpalosi një nga talentet dhe dashuritë e tij të mëdha.

Dashurinë për muzikën ai e demonstroi duke interpretuar kitarën gjatë emisionit, shkruan Telegrafi.

Anton Quni në këtë emision foli po ashtu edhe për fëmijërinë e tij, periudhë ku thotë se ishte një fëmijë shumë dinamik.

Ai po ashtu rrëfen edhe detaje tjera nga jeta dhe studimet dhe si u njoh me gruan e tij. /Telegrafi/