Deputeti i LDK-së, Anton Quni ka reaguar pas zhvillimeve të fundit pasi në Kuvend nuk mundi të kalojë ndryshimi i Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme në procedurë të përshpejtuar.
Quni ka dërguar disa mesazhe edhe për ish-partnerët qeverisës.
“Nëse dikush të mirëkupton, mos mendo se ta ka frikën!”.
“Krenar me LDK-në tonë”, ka shkruar më tej Quni.
LDK ka kërkuar nga Kurti të tërhiqet nga këto ndryshime në këtë kohë, ndryshe sipas tyre vendi mund të shkojë në zgjedhje.