Telegrafi

“Antologjia Éphéméride” e poetit Fahredin Shehu, botohet në Francë

Éphéméride quhet antologjia e cila sapo ka dalë në Francë ku u botua edhe poezia e autorit nga Kosova, Fahredin Shehu

“Fjalë të shkruara në tapicerinë e kohës”, botim l’anthologie de JEUDI DES MOTS: Një libri i edituar nga Editions Pourquoi viens-tu si tard?

Në antologji janë kryesisht poetët francez, por ka edhe nga Kanadaja, Gjermania, Italia, Belgjika, India, vendet latino-amerikane dhe nga Kosova.

Fahredin Shehu e falënderon znj. Marilyne Bertoncini për përkthimin e poezisë së tij dhe rekomandimin që të jetë pjesë e kësaj antologjie.

Znj. Bertoncini është poete dhe aktiviste e njohur në Francë, e cila edhe më herët e ka angazhuar Shehun, përkitazi me përvjetorin e Charles Baudilaire, në vitin 2021, ku leximi i Shehut, i poezisë Albatrosi të Baudilaire, për shkak të pandemisë, është arkivuar si video-lexim.

Ky është linku ku edhe në mënyrë elektronike u publikua poezia e Shehut.

/Telegrafi/