Site icon Telegrafi

Antoinette, shqiptarja që mahnit me bukurinë dhe po ndërton karrierë në Hollywood (Foto)

Antoinette Kalaj është modele dhe aktore shqiptare me adresë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ajo ka lindur në Bronx, ndërsa filloi të merret me modelizëm si tinejxhere. Kampanjën e parë zyrtare e nisi si 17-vjeçare për brendin e rrobave, ‘The Limited’.

Pasi filloi të jetonte në Michigan, ajo nisi të merrej edhe me aktrim. Pas paraqitjes në filmin “Pirates of the Caribbean: On Stranger Tides”, u vendos në Los Angeles për të ndjekur karrierën e plotë si aktore.

Shumë shpejt u angazhua në serialin “Gossip Girl” (krahas Elizabeth Hurley, Chace Crawford e Blake Lively), ndërkohë që vazhdonte të angazhohej në fushata reklamuese dhe angazhime të modës.

Në vitin 2013 luajti në filmin “Don Jon” me Joseph Gordon Levitt dhe në “Riddick” me Vin Diesel.

Projektet e saja më të fundit janë “Teenage Mutant Ninja Turtles 2” dhe “Chronically Metropolitan”. /Telegrafi/

Exit mobile version