Site icon Telegrafi

Antivaksistët kërcënojnë deputetët francezë me vdekje për ligjin e certifikatave të COVID-19

Disa ligjvënës francezë kanë pohuar se janë kërcënuar me vdekje për shkak të debateve në parlament mbi coronavirusin.

Përkatësisht, qeveria franceze po përpiqet të miratojë një ligj që do t’u kërkonte qytetarëve të tregojnë dëshminë e vaksinimit për të hyrë në vende publike si transporti publik.

Ai pritet të miratohet, por propozimi ka zemëruar kundërshtarët e vaksinimit. Në Francë, 91 për qind e popullsisë së rritur është plotësisht e vaksinuar.

Agnes Firmin Le Bodo nga partia e qendrës së djathtë Agir publikoi në Twitter një e-mail teksa kërcënohej me vdekje.

“Demokracia jonë është në rrezik”, shkruan Firmin Le Bodo, e cila përveç përveç profesionit të avokatës është edhe farmacist që ka vaksinuar njerëzit.

Në një intervistë për BFM TV, ajo tha se i raportoi kërcënimet në polici. Një tjetër deputete, Naima Moutchou e partisë Horizons publikoi një mesazh të ngjashëm në rrjetet sociale. /Telegrafi/

Exit mobile version