Telegrafi

Antitrusti, gjobë prej 180 mijë eurosh Fiat-it

“Fiat”-i rrezikon një sanksion prej 180 mijë eurosh për mesazhet publicitare në lidhje me hedhjen në treg të modelit “Bravo”, versioni 1.6 “Multijet”.

Ndërkohë autoritetet kanë pakësuar nga 260 mijë në 200 mijë euro një gjobë për platformën televizive “Sky” për praktike reklamore të padrejtë për transmetimin e shërbimeve shtesë të pakërkuara.

Antitrusti ka filluar edhe një proces hetimor ndaj kompanisë energjitike “Enel” për praktika tregtare të parregullta. Shoqëria rrezikon nga 10 deri në 150 mijë euro gjobë.